01

Plaku që puthi Fisnik Ismailin, kushëri me zyrtarin e LDK’së në Komunë të Prishtinës

01

Isak Hasani, banor i Barilevës, ka treguar për Gazetën Express se është kushëri i asamblistit të LDK’së, Flamur Shala, por se kjo nuk i ka penguar të përqafohet me deputetin e Vetëvendosjes, Fisnik Ismailin.

Hasani ka treguar se gjithmonë ka qenë me Flamur Shalën e LDK’së, por s’ka treguar nëse ka ndërruar partinë apo bindjen politike.

“Flamuri le ta do kënd të dojë. Edhe flamurin e dushi, edhe me Flamurin jam kanë gjithë”, ka thënë Isaku, për Gazetën Express, të dielën.

Flamur Shala është asamblist i LDK’së në Komunën e Prishtinës dhe njëri prej kritikuesve të për çdo ditshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sidoqoftë, deputeti i VV’së, Fisnik Ismaili, publikoi disa foto në ditën e protestës së Opozitës duke u përqafuar me disa pleq.

“Qet moment s’kam me e harrue kurrë. Mixhoku veç erdhi edhe tha që po e do një foto me mue, por nuk kish smartphone. Më ka përlotë e ngazëllye në të njajtën sekondë”, ka shkruar Ismaili, teksa postimit të tij ia ka bashkëngjitur foton duke e puthur Isak Hasani.

Isak Hasani ka thënë se është mirë që njerëzit duhen dhe të njëjtën traditë duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Është normale, unë me kënd të dua përqafohem. S’është e ndaluar me u dasht me njëri-tjetrin”, ka shtuar ai.

Opozita ka mbajtur të shtunën një protestë, më të madhen prej pasluftës, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë për shkak të nënshkrimit të marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës i ka cilësuar veprimet e Opozitës kriminale derisa ka thënë se nuk do të dorëzohet para veprimeve dhunshme të Vetëvendosjes, AAK’së e NISMA’s, të cilat përmes dhunës po tentojnë të marrin pushtetin.

Edhe sot, tre liderët e partive politike, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Visar Ymeri kanë thënë se aktivitetet opozitare do të vazhdojnë por s’kanë treguar se kur do të jetë protesta e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*