11

Rritja ekonomike, mision i (pa)mundur

11

 

Në katër vitet e fundit rritja ekonomike ka qenë në trendë edhe më të ultë se sa vitet paraprake.

Rritja ekonomike më 2010 ishte 5.39 për qind, edhe viti 2011 kishte rritje mbi 5 për qind, mirëpo vitin e fundit, 2015, rritja ekonomike kishte shënuar vetëm 3.5 për qind.

Në këtë rrije ekonomike ka kontribuar vetëm sektori publik, që në ekonomi kjo rritje konsiderohet si jo stabile. Në vendet e zhvilluara bartës i rritjes ekonomike është sektori privat, për dallim nga Kosova që është e kundërta.
Njohësit e ekonomisë kanë konsideruar se për të pasur një rritje të kënaqshme të punësimit dhe rritje të GDP-së, duhet të ketë rritje ekonomike 8 deri 12 për qind. Kjo rritje do të mjaftonte që t’i pranonte një pjesë të madhe të të rinjve që janë të gatshëm për tregun e punës.
Në Kosovë, në bazë të dhënave të Bankës Botërore, që harton raporte , në tregun e punës çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë.
Ndërsa një rritje prej 3.5 për qind mund t’i pranoj vetëm 3 mijë prej tyre, ndërsa një pjesë e vogël nga këta të rinj krijojnë biznese.
Nga kjo rritje prej 3.5 për qind, rezulton se papunësia është afër 40 për qind, kurse varfëria e përgjithshme afër 30 për qind, ndërsa varfëria ekstreme 10 për qind.
Rritja e ekonomisë së një shteti varet në rend të parë nga prodhimtaria, mirëpo Kosovë në këtë aspekt qëndron keq.
Bilanci i eksportit dhe importit vazhdon të jetë i keq. Kosova, tash e sa vjet është shndërruar në treg konsumues, duke importuar mbi 80 për qind të produkteve të ndryshme.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kanë treguar se eksporti mbulon importin vetëm me 11.2 për qind. Eksporti i mallrave në muajin tetor 2015 kishte vlerën 27,1 milionë euro, ndërsa importi 242,0 milionë euro.
Indikator tjetër që do ta përmirësonte këtë bilanc negativ është edhe investimi në Bujqësi, që do ta shtonte prodhimin.
Sipas të dhënave zyrtare, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, nga 300 mijë euro sa ishte në vitin 2007, është rritur në 43 milionë euro në vitin 2015. Tash Bujqësia ka filluar të jep efektet e para, por ende jo në përmirësimin bilancit tregtar.
Një shqetësim tjetër vazhdon ta përcjell ekonominë e Kosovës është ekonomia joformale.
Në vitin 2014, institucionet ndërkombëtare financiare dhe vetë Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës, kishin vlerësuar se ekonomia joligjore në Kosovë është 34.4 për qind, që përkthyer në shifra, 450 milionë euro në vit janë taksa të pambledhura për buxhetin e Kosovës.
Në ruajtjen e stabilitetit ekonomik te familjet kosovare kanë ndikuar remitancat, që shfrytëzohen kryesisht për konsum. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat kapin shifrën e mbi gjysmë miliardë euro në vit. Që nga viti 2004 e deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar, shuma e dërgesave nga emigrantët, ka arritur mbi gjashtë miliardë euro. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*