3

Trajneri shqiptar zbuloi talentin që po çmend klubet e mëdha

3

Tony Basha, trajneri shqiptar, e ka zbuluar talentin australian, Ari Kum. Ky i fundit po çmend gjigantët evropian

Talenti australian, Ari Kum po çmend gjigantët evropian është zbuluar nga trajneri shqiptar, Tony Basha, i cili punon në Australasian Soccer Academy, e ka zbuluar 6 vjeçarin, shkruaneurosport.co.uk

„Ari është fëmijë i mrekullueshëm, te jem i sinqertë, që në moshën katër vjeçare kur ai erdhi në akademinë time pash diçka të veçante në të“, ka deklaruar Basha, përcjell gazeta Express.

„Kur ky fëmije erdhi ju thash të gjithëve në akademi „ky djalosh është i veçantë“. Jam njohës i mirë i lojtarëve. Vrapimi i tij, prekja e topit është diçka e jashtëzakonshme. Ai ka një vizion të mrekullueshëm. Ai është me ndryshe, në këtë moshë duket si një yll“, ka theksuar ai.

Kum me 28 janar do të shkoj në Angli ku do të testohet për dy javë te Manchester City. Më pas, australiani do të ketë teste në Juventus dhe Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*