174562-AeEHpYK7iv

Bajram Rexhepi vazhdon të mbetet në koma të thellë

174562-AeEHpYK7iv
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, vazhdon të mbetet në koma të thellë, nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Dr. Osman Mazhar” në Stamboll.

Këtë e ka bërë të ditur Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Turqi, Rrahim Morina, shkruan Gazeta Shneta. Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme e ka vizituar Rexhepin në spital ku është njoftuar me gjendjen e tij.
“Ish kryeministri ende vazhdon të jetë në gjendje kome të thellë dhe nën kujdesin permanent të mjekëve. Me këtë rast e falemnderoj drejtorin e spitalit dhe mjekët për kujdesin që po tregojnë”, ka deklaruar Morina.
Ai ka shtuar se Konsullata do të vazhdojë ta përcjellë nga afër gjendjen e tij dhe mbetet në kontakt me mjekët dhe familjarët. Rexhepi është hospitalizuar në Turqi, pas dështimit të rikuperimit nga mjekët në QKUK në Prishtinë.
Ai u operua nga neurokirurgu Arsim Morina, i cili tha se ndërhyrja ka qenë e suksesshme, por gjendja e Rexhepit nuk u përmirësua. Madje sipas raportimeve, ai pati edhe gjakderdhje pas operacionit. Anëtari i Bordit të QKUK-së, Shemsi Veseli insistonte se ka qenë vet familja e Rexhepit që ka kërkuar operimin e tij në QKUK.

TË REKOMANDUARA

Bllokohet ‘Balena e Kaltër’ në rrjetin e Kosovës

TË FUNDIT

Bajram Rexhepi vazhdon të mbetet në koma të thellë

Selimi: 18 vjet më parë, u ngrit flamuri i lirisë në Klinë

VIDEO: Përkujtohet dëshmori Basri Canolli

VIDEO: Ka filluar manifestimi tradicional “Ditët e Gjeravicës 2017”

VIDEO: Në Kosovë ka rënie të vizitorëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*