2

Thaçi në Amerikë për të inauguruar konsullatën në Iowa. A do ta marrë vizën për President?

2

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e inaugurimit të konsullatës së Kosovës në Iowa. Më herët është paralajmëruar se inaugurimi i kësaj përfaqësie diplomatike do të bëhet më 29 janar.

Republika e Kosovës planifikon të hapë konsullatën në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo do të jetë një ngjarje edhe për këtë shtet amerikan, pasi aty për herë të parë do të hapet një zyrë e huaj diplomatike.

Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje. Kosova pritet të dërgojë atje edhe një diplomat. Gazeta Express ka raportuar për vizitën e Thaçit, ndërkohë që burime të Gazetës Express kanë bërë me dije se Thaçi do të takojë edhe diplomatë të Departamentit të Shtetit me të cilët do të diskutojë edhe për zhvillimet në Kosovë dhe për ambiciet e tij për t’u bërë President i Kosovës. Madje, sipas burimeve, kjo vizitë pritet të jetë vendimtare për këtë çështje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*