04

WhatsApp vjen me risi

04

WhatsApp ka njoftuar se do ta heq pagesën vjetore në vlerë prej 1 dollarëve për shërbimin e saj.

Aplikacioni i famshëm i mesazheve që është në pronësinë e Facebook po i afrohet shifrës prej 1 miliard përsoruesve aktivë, dhe tani ka filluar të mendojë për modele të reja të biznesit, që nuk parashohin pagesën prej 1 dollarëve.

WhatsApp nuk ka arritur të depërtojë thellë në monetizimin e shërbimit të saj në tregjet në zhvillim, për shkak të numrit të vogël të kartelave debit dhe kredit, dhe kjo besohet se është njëra ndër aryset kryesore pse shërbimi do të jetë tërësisht falas.

Aplikacioni i famshëm tani është duke menduar që të hyrat e saj t’i gjenerojë nga komunikimi i bizneseve me konsumatorët e tyre.

Facebook ka ndërmarrë tashmë një strategji të ngjashme me Messenger, duke i dhënë mundësinë përdoruesve për të biseduar me bizneset.

Tipari do të jetë në dispozicion në vende si India, ku WhatsApp është ngadalë duke u bërë metodë standarde e komunikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*